Çudi shqiptare/ Protestë të madhe në mbështetje të Luizit, do ketë dhe VIP-a

0

Janë shënuar shumë ngjarje dhe skandale të cilat kanë pasur nevojën për një protestë nga populli shqiptar, por Luiz Ejlli do të jetë arsyeja e fortë që do të bëjë që sot në orën 13:00 shqiptarët që kanë halle e probleme edhe më të madha, të mblidhen para shtëpisë së famshme të “Big Brother”.

Shumë qytetarë, fansa të banorit Luiz Ejlli do të protestojnë në mbështetje të tij, pas çështjes që po i mundon më shumë se sa vjedhja çdo ditë nga qeveria, ajo e polemikave mbi sëmundjen e Luizit dhe show-t nga ana e produksionit të “BBVA”.

Në rrjet njoftohet se shumë fansa të këngëtarit do të bëhen bashkë duke brohoritur: “Luiz, Luiz”, në mënyrë që të tregojnë mbështetjen e tyre për këngëtarin shkodran, ku nuk do të mungojnë as personazhet VIP. Edhe pse Luizi u sulmua nga banorët e tjerë të shtëpisë pas deklaratës së sëmundjes, fansat kanë treguar mbështetje të madhe për Luizin.

@biggbrotheralbania

#albania #bigbrothervipalbania #luizi #tirana #durrsi #topchannel #shkoder #prishtina #shkupi #kosova #shqip #kiaratito #viral #fyp #podujeva #llapi #gjilan #gjakova #ferizaj #peja #prizren #mitrovica #shkupi #tirana #tetova #shkodran #luizejlli #kumanova

♬ Zjarr E Ftohte – Luis Ejlli

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu