Çudira shqiptare! Pronari lë ndezur makinën dhe futet në dyqan, dy grabitësit e vjedhin lehtësisht

0

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona të paidentifikuar të cilët i kanë vjedhur makinën një shtetasi në fshatin Bërzhitë.

Bëhet fjalë për makinën në pronësi të shtetasit G. Ç i cili e kishte lënë të ndezur automjetin e tij dhe ishte futur në dyqan. Grabitësit kanë përfituar nga situata dhe kanë grabitur makinën. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 27.01.2022, shtetasi G. Ç., ka kallëzuar se rreth orës 20:00, në fshatin Bërzhitë, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur mjetin të cilin e ka pasur të ndezur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu