Daja e administratores ngushton rrugën e fshatit/ IMT Elbasan: Nuk kemi mjete të shkojmë në terren

0

15 familje të fshatit Gur i Zi në Njësinë Administrative Labinot Mal në Bashkinë e Elbasanit prej më shumë se 2 muajsh janë në konflikt me njëri tjetrin për shkak se 2 prej këtyre familjeve kanë ndërhyrë në rrugë kryesore të fshatit.

Fillimisht ndërhyn me pretendimin për ta riparuar, por gjatë riparimit rruga është ngushtuar dhe për pasojë kalimi i automjeteve në atë rrugicë është i vështirë. Banorët thonë se janë ankuar në Njësinë Administrative Labinot Mal dhe se kryetarja e njësisë Zonja Hatixhe Pema u ka thënë se ndërhyrja për zgjidhjen e konfliktit do të kryhet përmes një procesi votimi tek banorët dhe nëse pjesa më e madhe bien dakord për ta prishur si ndërhyrje, do të prishet! Ajo nuk nguron të thotë se njëri prej tyre është daja i burrit të saj dhe se ka bërë një investim të madh, por që janë me leje.

Sipas banorëve ky proces votimi nuk është mbajtur, por kryeplaku I fshatit Xhelal Rranci më datë 31 janar 2023 ka mbajtur një proces-verbal të firmosur nga vetë ai dhe anëtarët ku thuhet se në momentin që rruga do të jetë e pakalueshme nga automjetet do të prishet në të kundërt do të qëndrojë në atë gjendje dhe se rruga duhet të lihet 4 metra e gjërë, ndërkohë që në 3 segmente kjo rrugë është 2,30 cm dhe 3,50 cm. Banorët i janë drejtuar gjithashtu edhe IMT Elbasan dhe se nga ky institucion u është thënë se nuk kemi mjete për të ardhur në terren.

Në këto kushte banorët iu drejtuan Fiks fare duke treguar që rruga ekzistuese ka qenë e gjërë dhe në të kalonin lirshëm edhe mjetet e tonazhit të rëndë. Por kur dy familjet poshtë saj filluan disa punime në shtëpitë e tyre u pa se kishin ndërhyrë edhe në rrugë duke e ngushtuar. Edhe pse ishin ankuar zëri i tyre nuk ishte dëgjuar. Fiksi u interesua pranë administratores së fshatit znj. Hatixhe Pema e cila tha se familja Avdulla Drazhi dhe Flamur Drazhi kanë marrë leje pranë Njësisë Labinot Mal për ndërhyrje të jashtme të ndërtesës me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, për sistemim oborresh, riparim i rrethinave ekzistuese dhe sistemim i shtresave të dheut, por jo betonizim.

Këto leje i përkojnë datës 30/12/2022 dhe 31/01/2023. Kryetarja e njësisë thotë se për pjesën e ndërhyrjes së rrugës dhe ngushtësinë është njoftuar nga banorët pasi ndërhyrjet kishin përfunduar. Dhe më pas si detyrë ja ka kaluar kryplakut të fshatit Xhemali Rranci,i cili ka vendosur se nëse në atë rrugë kalojnë makinat e tonazhi të rëndë rruga do të lihet, në të kundërt do të prishet. Më pas kryetarja cilëson se një nga këto familje është daja i bashkëshortit të saj por kjo nuk ka lidhje pasi nuk ka shkelje, më pas vazhdon duke këmbëngulur se dhe investimi që ishtë bërë kapte një shifër të konsiderueshme ndaj nuk ishte prishur.

Banorët u shprehën për Fiks fare se ishin ankuar edhe në IMT Elbasan, por që nuk kishin marrë një përgjigje. Kështu Fiksi i drejtohet kryeinspektorit Andri Mehja i cili në një telefonatë më gazetarët tha se ishte me raport mjeksor dhe se ishte në dijeni të konfliktiti të banorëve. Institucioni që ai drejton nuk ka ndërhyrë pasi nuk ka mjete ” Prej dy muajsh inspektorati jonë nuk ka mjete, janë të prishura. Sapo të kthehem nga leja dhe sapo të mbaroj vizitat mjekësore do shkoj privatisht për ta parë” përfundon kryeinspektori duke mbyllur telefonatën.

Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu