Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnje-Divjakë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 2 persona.
Mësohet se një automjet ka aksidentuar një motor duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të motorit dhe pasagjerit.
Viktimat janë Igli Çuni 22 vjeç nga fshati Korie i Divjakës dhe Justin Baba 22 vjeç.
Drejtuesi i makinës, shtetasi Arsen Sina, 51 vjeç është shoqeruar në komisariatin e policisë.
Njoftimi:
Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë.
Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.