Dalin pamje të reja nga përplasja e turpshme në stadiumin turk, zyrtari i Fenerbahce godet me sende të forta një tifoz

0

Ngjarje të turpshme ndodhën pas ndeshjes së javës së 30-të të Superligës së Turqisë, në të cilën Fenerbahce mposhti Trabzonsporin me shifrat 3-2.

Në përfundim të sfidës, teksa lojtarët e Fenerbahce po festonin fitoren në mesfushë, tifozët kundërshtarë hynë në fushën e blertë dhe kanë sulmuar fizikisht lojtarët verdheblu.

Kur lojtarët e Fenerbahce u vetëmbrojtën duke kundërsulmuar, situata u rëndua dhe u kthye në një arenë lufte.

Dhuna nuk ishte vetëm brenda në fushë, por edhe në tribunat e stadiumit. Një zyrtar i klubit të Fenerbahce hodhi sende të forta në drejtim të tifozëve vendas, ndërsa goditi edhe një person me një filxhan kafeje në kokë, ku madje tifozi nuk ishte i përfshirë në këtë konfrontim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu