Dalin pamjet e arrestimit të 20-vjeçarit shqiptar që vrau pronarin grek. Me maskë, një qese në duar dhe vrap!

0

20-vjeçari shqiptar që vrau hotelierin 69-vjeçar grek në Santorini, pas një grindje të fortë sepse nuk i dha siç pretendoi i riu, 200 eurot që i detyrohej, doli sot para gjykatës në Naxos.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur shqiptari u dërgua nga Santorini në Naxos. 20-vjeçari me maskë për shkak të rregullave anti-covid dhe një qese në duar, dërgohet me shpejtësi nga porti në makinë dhe më pas përpara gjykatës.

Pas grindjes që përfundoi me vdekjen e grekut, shqiptari u shpreh se e leu trupin e Nikos Halaris me vodka dhe i vuri flakën për të zhdukur gjurmët e tij. Por avokati i shqiptarit e cilësoi një aksident ngjarjen.

Lefteris Gavrilis, avokati i familjes së viktimës, hotelierit Nikos Halaris ngriti dyshime mbi mënyrën e vrasjes dhe motivin (lexo ketu). I riu ishte kthyer tre herë nga autoritetet greke, pasi e kishin kapur pa letra, por ai ishte rikthyer sërish për të punuar për të ndihmuar nënën dhe motrën në Shqipëri, pasi i ati i kishte vdekur disa kohë më parë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu