Dalin pamjet kur Përparim Ademi shkon në banesë dhe vret dy motrat

0

Janë bërë publike pamjet e momentit kur 59-vjeçari Përparim Ademi hyn në banesën e motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, i qëlloi për vdekje e më pas u largua me qetësi, i shoqëruar nga një djalë që mendohet të jetë nipi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:06 minuta në zonën e Astirit më 31 Dhjetor 2020 dhe krími zgjati për 13 minuta. Sipas pamjeve të siguruara nga emisioni “Uniko”, para vrasjes, Ademi u kap nga kamerat rreth 50 metra larg pallatit ku banonin motrat, i veshur me xhup ngjyrë blu dhe me pantallona të zeza.

Ai kishte një biçikletë me vete dhe nipin, i cili mbante në dorë një çantë ku kishte futur armën kallashnikov, me të cilën qëlloi me breshëri motrat duke i lënë të vdekura në vend.

13 minuta pas ngjarjes, u largua nga e njëjta rrugë plot qetësi, ndërsa mbante një dorë në xhep dhe nuk e kishte biçikletën me vete. Autori, i cili thuhet se linte shtatzënë motrat dhe i shise fëmijët në Greqi, u arrestua rreth një orë pas krímit pranë shkollës “Vasil Shanto”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu