Flet shoku i Përparimit që vrau dy motrat: Është nga Brraka, mblidhte kanaçe me karrocë

0

Në lidhje me autorin e vrasjes së dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në Astir ka folur edhe ish shoku i klasës së Përparimit. Shoku i tij ka thënë se Përparimi nuk ishte shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por në fakt jetonte në Brrakë. Mentor Sallaku tregoi në “Shqipëria Live” se Përparimi kishte një karrocë, ku mblidhte kanaçe dhe bidonë për të jetuar dhe se kishte filluar punë që i vogël duke shtuar se ata kanë qenë familje e rregullt. Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ai sqaron se autori i vrasjes ka bërë shkollën në Brrakë.

Postimi i plotë:

Personi ne fjale ky ne foto u tha qe eshte Perparim Ademi (Tela) Shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ky ka pas banuar ne brrake ka bere shkollen 8 vjecare me mua dhe e Kam patur 8 vjet ne klase nga fillorja deri ne klase te 8 me mesuese Qefsere Karapicin. I therrisnim ne ate kohe Pap Gabeli, se nga doli ky shqiptar i Maqedonise se Veriut nje zot e di, perderisa ka nderru dhe mbiemrin Ademi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu