Dashamir Shehi: PS po mbledh vota me paratë e …

0

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi njëherësh kandidat në listat e PS, ka deklaruar se PS po mbledh vota me paratë e tërmetit në periferi të Tiranës.

I ftuar në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, Shehi tha se ka kaluar një vit e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk është inauguruar asnjë kompleks, por vetë banesa individuale në fshatra. Sipas tij socialistët po përdorin paratë e tërmetit për të mbledhur vota.

“Rindërtimi, janë marrë fonde dhe nuk di ku po shkojmë. Nëse më gjeni ju pas 1 vit e gjysmë të paktën një kompleks që inaugurohet përveç shtëpive individuale. Janë marrë para me grushta. Kur u bë një paketë e madhe e mbani mend çfarë lavdërimi bënte. Këto i mbajnë si para xhepi këta i shpërndajnë për vota. Atje ku janë bërë dëmet më të mëdha nuk e çajnë kokën. Këta kanë dalë të mbledhin vota në periferi me paratë e tërmetit. Ky na paksa shpëtuar nga tërmeti dhe vdekja dhe duhet ta votojmë”, tha Shehi.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu