Mesazhi i të atit për Tean i tha të gjitha për raportin e tyre, ja biseda

0

Tea Trifoni është kthyer në një prej emrave më të përfolur në mediat rozë që prej hyrjes së saj në “Për’puthen” dhe për të vazhduar më tej me raportin e saj me Andin dhe Beartin.

Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat mjaft detaje nga jeta personale. Së fundmi, Tea ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilëve u ka ngritur një pyetje:

“Nëse do të jeni në një dhomë me të gjithë njerëzit që keni njohur në jetë, cilin person do të zgjidhnit?”, ishte pyetja që ajo u drejtoi ndjekësve.

“Faleminderit që më bëre të kuptoj se familja është gjëja më e rëndësishme në të gjithë jetën”, i ka shkruar ndjekësi/ja.

Krahas këtij mesazhi, Tea ka publikuar një pjesë të bisedës me babain e saj në “Whatsapp”.

“Tea nuk ju do asnjë më shumë se babi e mami”, i ka shkruar i ati duke i shprehur gjithë dashurisë.

Gjatë këtyre ditëve në rrjete sociale dhe media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje. Për më tepër dyshimet u shtuan pasi Tea vendosi ta fshinte këtë video nga llogaria e saj.

Së fundmi, Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.

Mbrëmjen e djeshme, personazhi i cili u bë mjaft viral nga kjo video, ka vendosur që të sqarojë publikun teksa është shfaqur në një video-live nëpërmjet Instagramit të Teas.

”Jemi thjesht miq me Tean. Unë e dua atë dhe ajo më do mua dhe ajo do tani telefonin e saj”, është shprehur ai duke sqaruar zërat se mes tyre ka vetëm raport shoqëror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu