Shehi i shqetësuar për Metën/ U rrezikua jeta e Presidentit

0

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka reaguar ndaj përplasjes së Policisë bashkiake ditën e sotme në zyrat e FRD-së, ku pjesë e përplasjeve ishte edhe presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Shehu thotë se ky është një akt neodiktature, ku sipas tij u rrezikua jeta e presidentit Meta.

Sipas Shehut, ky akt tregon se demokracia është në rrezik, duke shtuar se imazhe të tilla dëmtojnë vendin tonë dhe kjo politike agresive mund të ketë pasoja edhe më të rënda.

Postimi i plotë i Dashamir Shehit:

Bastisja e FRD, akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit!

Bastisja e zyrave të FRD-së nga Policia Bashkiake është një akt i papranueshme dhe tregues se demokracia është në rrezik.

Prania e civilëve në krah të punonjësve të Policisë Bashkiake është një akt flagrant dhe jeta e Presidentit Ilir Meta sot ishte në rrezik.

Skena të tilla dhunë në institucione të rëndësisë së veçantë dëmtojnë rëndë imazhin e vendit dhe janë tregues i një klime politike agresive që mund të ketë pasoja edhe më të rënda.

Sjellja e Bashkisë Tiranë është e papranueshme dhe vjen pas nënshkrimit të koalicionit të FRD me opozitën e bashkuar.

Këto sjellje të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë në prag të zgjedhjeve elektorale dëmtojnë klimën politike. I bëj qetësi Ramës për reflektim pasi vendit nuk i duhet këtë periudhë një klimë e tensionuar politike.

Përplasja me policinë ka ndodhur për shkak se Bashkia Tiranë i ka dërguar një shkresë FRD-së dhe i kërkonte të lironte zyrat, pasi pretendon se ato janë në pronësi të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu