Dashuri dhe urrejtje, vajzat që kanë motra janë me fat për këto gjëra

0

Mëson të falësh dhe harrosh shpejt

Në një moment jeni duke i bërtitur njëra-tjetrës, pak më vonë e pyet nëse mund t’ia marrësh borxh atë fustanin që bleu javën e kaluar. Zënka të pakontrolluara mund të sheshohen brenda minutave, diçka që rrallë ndodh me njerëz të tjerë.

Si është të kesh një aleat të besueshëm.

Vajzat që kanë motra, kanë një aleat të përjetshëm, edhe kur zihen. Ekziston gjithashtu edhe rregulli i pashkruar se s’ka rëndësi sa ankohesh ti për motrën tëndë, askush tjetër nuk mund të flasë kundër saj, në praninë tënde.

Si ndihesh kur ke një kritike krejtësisht të sinqertë.

Shumë shpesh, motra është ai person që të thotë kur e ke gabim, kur je veshur keq, kur je e pasjellshme ose kur diçka,mbi të cilën po ankohesh, është faji yt. Të pëlqen ose jo, ajo do të të flasë pa filtra, për të mirën tënde.

Është e rëndësishme të kesh gjërat e tua… dhe hapsirën tëndë

Kjo është veçanërisht e vërtetë, për motrat që janë afër të njejtës moshë dhe që kanë të njejtën masë trupi. Është një gjë e mirë të ndash rrobat, aksesorët dhe tualetet, por ndjesia së gjithçka është e përbashkët, bëhet e lodhshme.

Si të krijosh identitetin tënd.

Kjo është shumë e vërtetë në rastet kur motra juaj është e zhurmshme, që kërkon vëmendje dhe urdhëruese.

Si të kërkosh dhe të japësh këshilla.

Të mësosh nga gabimet e vëllezërve e motrave dhe të përdorësh eksperiencat personale për t’i ndihmuar ata, është e dobishme, por lidhja midis motrave, se ç’ka një gjë të veçantë.

Burimi: Anabel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu