Ky vend thyen rekordin për temperaturën më të lartë në histori

0

Kanadaja ka thyer rekordin për temperaturën më të lartë në histori dhe bashkë me Shtetet e Bashkuara pret kushte edhe më të këqija. Rekordi prej 46,6 °C për Kanadanë u arrit në fshatin Litën, në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike, ndërsa në shtetin amerikan të Oregonit, më në jug, i nxehti në natyrë preku vlerën 44,4°C .

Të dyja vendet po përjetojnë një vapë mbytëse në pjesën e tyre perëndimore. Ekspertët thonë se vala e të nxehtit është një prej pasojave të ngrohjes globale dhe fenomene të tilla ekstreme vetëm do vijnë duke u shtuar.

“Ndryshimi i klimës është faktor por pa dyshim, dytësor. Kryesorja është modeli i pazakontë si po ndryshojnë dukuritë atmosferike, temperaturat e larta gjatë netëve verore.”

Qytetet amerikane të Portlendit dhe Siatëllit, të cilat shquhen për klimën e lagësht, tani po kapin rregullisht temperatura mbi 40°C.

“Fermerët janë prekur shumë dhe të shumtë janë ata që shqetësohen për të mbjellat nga thatësira e madhe. Shumicën e kohës tregu ynë mbyllet prej borës, ndërsa kjo është hera e parë që e mbyllim ka herët prej vapës.”

“Normalisht te ne temperatura varion mes 15 dhe 20 °C, sa për të dalë me të shkurtra, por kjo tani është qesharake; duket si në shkretëtirë.”

“Është aq nxehtë sa me zor merret frymë. Të duhen patjetër këpucë për të ecur në dysheme.”

Zona me presion të ulët në kontinentin e Amerikës Veriore shtrihet nga Kalifornia në jug deri në territoret arktike të Kanadasë në veri.

Meteorologët presin përgjatë javës temperatura 10 deri 15°Cmbi normalen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu