Debate të forta në Delvinë,pretendohen se kanë hyrë njerëz me autorizime të rreme

0

Numëruesit e bashkisë Delvinë janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin, duke ndikuar në ngadalësimin e procesit të numërimit.

Diskutimi me tone të larta ka nisur mes komisionerit të KZAZ-së dhe kryetares së bashkisë Delvinë.

Shkak ishte zhurma që bëhej në ambient, pasi në qendrën e numërimit ishin shumë persona. Sipas kryetarit të KZAZ-së disa prej tyre kanë hyrë me autorizime false.

Në video, ai dëgjohet t’u bërtasë vëzhguesve dhe t’u kërkojë të dalin jashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu