Debati në Kolegjin Zgjedhor shqetëson kompaninë “CETIS”:S’i bëjmë dot gati brenda 10 ditëve

0

Përplasja e palëve për modelin e fletës së votimit që do të përdoret në 25 prill shqetësoi edhe kompaninë që ka fituar tenderin për prodhimin e tyre.

Kompania sllovake”CETIS” i dërgoi një letër KQZ-së, ku i shprehte vështirësitë që ajo do të ketë për të printuar mbi 3 milionë fletë votimi, nëse ato do të jenë në përmasa të mëdha, sic është parashikuar në formatin se do të shkruheshin të gjithë emrat e kandidatëve.

Kompania tha se nëse prodhimi nis në 12 prill, sic është parashikuar, do të jetë e vështirë që kjo fletë e madhe të prodhohet deri në 22 prill.

Debati u zhvendos edhe në Kolegjin Zgjedhor pasditen e sotme, ku do të vendoset përfundimisht si do të jetë fleta e votimit.

Pasi parashtroi arsyet se përse fleta e votimit duhet të jetë me numra dhe jo me emra, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridjan Salianji ngriti shqetësimin e kompanisë. “Kompania ka thënë se fleta e komisionerit (versioni me emra) është e pamundur të prodhohet”.

Përfaqësuesi i KQZ, Blendi Kodra se “letra specifike e votimit është e veçantë. Kompania na thotë se parapërgatitjet, pra sigurimi i letrës, ka qenë për A3. Kompania thotë se përmasat e tejkalimit do ti vendoste në vështirësi tmerrësisht serioze”.

Kolegji Zgjedhor do të thotë sot fjalën e fundit se si duhet të jetë fleta e votimit, dhe kjo do t’i japë mundësi KQZ-së që ta dërgojë fletën për prodhim, më herët se 12 prilli, që mund të zgjidhë ngërçin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu