Dëborë në Dibër! Vështirësi në aksin Kukës-Peshkopi! Trashësia shkon deri në 15 cm

0

Rajoni i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dendura të borës ndërkohë që temperaturat janë ulur ndjeshëm gjatë natës.

Trashësia ka arritur deri në 5 centimetra, kurse në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, bora ka arritur deri në 15 centimetra.

Rruga Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi ndërsa në disa njësi administrative si Selishtë, Lurë dhe Kala e Dodës kalimi është vështirësuar ndjeshëm.

Nuk ka probleme në rrugët e qytetit. Akset Qafa e Buallit-Krastë, Ura e Çerenecit, Librazhd dhe Aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë, kalimi bëhet pa probleme dhe pa zinxhir.

Nuk ka raportime për ndërprerje të energjisë elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu