HOMAZH PËR NJERIUN
Nga Luçiano Boçi
Engjëll Dakli spikati në jetën publike dhe atë politike me ndershmërinë e një qytetari tipik, profesionalizmin e lartë, përkushtimin e pakufi dhe mençurinë politike për të ndërtuar të sotmen e parë të ardhmen.
Ai mishëroi dhe transmetoi cilësitë e duhura të një prej familjeve të shquara patriotike e intelektuale të Elbasanit.
Projektet e tij për qytetin e dashur, ishin shpalosje dashurie dhe përgjegjësie të lartë në të gjitha detyrat që ushtroi.
Deputet aktiv, Ministër vizionar, Kryetar Bashkie shërbyes ndaj qytetit e qytetarëve, Engjëll Dakli është pjesë e bukur e historisë së Elbasanit.
Mbi të gjitha ishte Njeri, në tërë dimensionet.
Ikja e tij e parakohshme transmeton dhimbje, por detyron respekt absolut për vlerat që ai mbarti dhe gjurmët që la.
Familjarët humbën njeriun e zemrës, prindin e bashkëshortin shembullor.
Miqtë, shokët, të njohurit humbën mikun e çmuar.
Partia Demokratike humbi një njeri-vlerë, përfaqësuesin e saj dinjitoz dhe anëtarin e devotshëm të betejave dhe sukseseve.
Engjëlli i përket parajsës!
Kujtimi për të, brezave të Elbasanit!