Defender 21/ Forcat ushtarake demonstrojnë gjetjen e një mine

0

 

Momentalisht mjetet e ushtrisë amerikane po demonstrojnë gjatë stërvitjes ‘Defender 21’ zbulimin e një mine në zonën e Zall Herrit.

Gjithashtu është realizuar shtrimi i një rruge në shërbim të komuniteti në zonën e Zall Herrit. Kjo stërvitje do të vijojë deri në qershor ku 1 mijë trupa shqiptare do të kenë mundësi të specializohen nga ato amerikane në realizimin e operacioneve të ndryshme.r

Forcat e armatosura shqiptare do të marrin pjesë në një sërë aktivitete të tjera të cilat do të zhvendosen në zona të ndryshme të vendit, duke vijuar me stërvitjen e rradhës në Vlorë.

Kjo stërvitje është cilësuar si një privilegj nga drejtuesit ushtarakë shqiptarë, për faktin që një stërvitje ushtarake e këtyre përmasave zhvillohet në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu