Dega e PD-së në Elbasan gati për referendum: dje u mbyll me dryn, sot ka marrëveshje!

0

Dega e Partisë Demokratike në Elbasan është hapur ditën e sotme dhe po përgatitet për mbajtjen e referendumit të nesërm për shkarkimin ose jo të kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha. Baza materiale zgjedhore ka mbërritur në zyrat e degës demokrate elbasanase. Procesi i votimit do të kryhet brenda godinës së kësaj selie.

Mesa duket palët kanë gjetur një gjuhë të përbashkët komunikimi, pasi ditën e djeshme, deputeti demokrat Luçiano Boçi denoncoi ndryshimin e bravave dhe mbylljen e zyrave të njësisë së PD-së në Elbasan. Dje, sekretari i degës Bledian Himçi kallëzoi në policinë e Elbasanit ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Aldo Bumçi tregoi dje se janë siguruar ambjente të tjera për organizimin e referendumit në qytetet ku godinat e degëve PD-së janë mbyllur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu