TIRANË- Pas deklaratës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha se kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit është depozituar në disa institucione, ka ardhur edhe reagimi i SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka deklaruar sot se disponon kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit. Në një sqarim për Neës24, dy ditë pas publikimit të lajmit se kontrata origjinale nuk ekziston, SPAK thotë se e disponon kontratën origjinale, por nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas SPAK, origjinali u gjet në institucione të tjera.