Deklarata e fortë e Berishës: Rama e di se ku ndodhet Ervis Martinajn!

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur ditën e sotmen jë mbledhje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij para deputetëve demokratë, Berisha është ndalur te çështja e hsumëpërfolur e zhdukjes së Ervis Martinajt, ndërsa tha se kryeministri Edi Rama e di se ku ndodhet ai.

Sipas Berishës, prokuroria nuk po vepron për arrestimi ne M

“Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinajt dhe tani thotë ku është. E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit.

Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori. Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori. Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. A ka njerëz më të afërt? A nuk ishte Baton Stanishiçi që na thoshte para tre muajsh se Linda është për presidente. Ai nuk e thoshte nga mendja e tij. Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë. Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama. Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor,” deklaroi Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu