“Noizy u takua në burg me Dritan Dajtin”, Cllevio tregon arsyen pse vendosi të bëjë paqe me reperin

0

Prej disa muajsh, Cllevio është kthyer në qendër të mediave rozë, për shkak të sherrit që pati me Noizyn.  Mirëpo, duket se mes tyre është vendosur paqja dhe jo pa shkak. Këtë e zbuloi vetë Cllevio në një intervistë dhënë së fundmi.

Ai tregoi se ka vendosur t’i japë fund armiqësisë me Noizyn dhe arsyeja ka qenë Dritan Dajti. Reperi u shpreh se Noizy ka shkuar të takonte në burgun e Peqinit, Dritan Dajtin, dhe pas këtij takimi ka vendosur të mos e shajë më.

Nuk la njeri pa kapur për të mbyllur muhabetin, në fund fare shkoi në burgun e Peqinit takoi pedagogun tim dhe më tha pedagogu mua lëre. Është futur Tani, kupton Tanit nuk ja prisht dot. Ja prish moj ja prish, por më ndëshkon ai. Të tjerët le të më ndëshkojnë, por atë nuk dua kurrë. Edhe prap, si të thuash më është futur ai por mua ndonjëherë nuk më mbajnë nervat”, tha Cllevio.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu