Ish konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj para disa javësh mori vëmendje jo vetëm se u bë pjesë e formatit, por edhe me faktin se ajo u përjashtua nga ai me argumentin se kishte shfaqur sjellje të papranueshme ndaj konkurrentëve të tjerë. Së fundmi ajo ishte ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” dhe u bë pjesë e sfidës së “ringut” ku në thes ishin vendosur fotografitë e konkurrentëve. Teksa grushtonte thesin në ring, ajo njëkohësisht duhej t’u përgjigjej pyetjeve. Pyetjes se “Cili nga personazhet në thes duhet të largohet menjëherë nga ‘Për’puthen’?”, Shqipja tha e prerë se asnjëri prej tyre nuk e meriton të rrijë, ndërsa personi që duhet të largohet sa më parë, sipas saj është Fationi. Gjithashtu ajo ka befasuar edhe me përgjigjen ndaj pyetjes se “cilin do të kishe dashur të puthte?”, ku tha se do e dëshironte një gjë të tillë me Andin.