Tërmeti 5 ballë trondit vendin. Ja ku ishte epiqendra

0

Një tërmet 5 ballë ka shkundur sot vendin tonë.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në afërsi të Ishmit mes Durrësit dhe Lezhës. Por lëkundjet u ndjenë të forta edhe në Tiranë, Kavajë, Krujë, Peqin deri në Elbasan.

Goditja sizmike është pikërisht në zonën ku vitin e kaluar ndodhi tërmeti shkatërrimtar që mori 51 jetë njerëzish.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme në njerëz dhe dëme materiale.