Deklarata e papritur e zyrtarit të SHBA: Nëse Donald Trump humbet me Joe Biden, në vitin 2024…

0

Ndërsa ende nuk e dimë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 bisedimet për garën e vitit 2024 kanë filluar tashmë në Amerikës.

E themi këtë sepse Mick Mulvaney, ish shefi i kabinetit të Donald Trump, i cili tani shërben si i dërguari special i SHBA për Irlandën e Veriut, tha se ai pret që Presidenti aktual të kandidojë përsëri në zgjedhjet e 2024, nëse humbet këtë vit përballë Joe Biden.

“Unë absolutisht do të prisja që presidenti të qëndronte i përfshirë në politikë dhe absolutisht do ta vendosja atë në listën e ngushtë të njerëzve që ka të ngjarë të kandidojnë në 2024”, tha Mulvaney.

Presidenti ka diskutuar gjithashtu një kandidim të mundshëm në vitin 2024 me disa prej ndihmësve të tij, shkruan “The Guardian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu