Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1744 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 421 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në 22,721, prej të cilave 10,482 janë raste aktive.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë,
15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër,
11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë,
8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër,
6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje,
4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë,
2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.