Deklarata “tronditëse” e Dodik: Duhet të krijohet “Serbia e madhe” me Kosovën e Malin e Zi në të

0

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se në këtë shekull “serbët duhet të kenë një shtet të vetëm”, i cili sipas tij duhet të përfshijë edhe Kosovën dhe Malin e Zi.

Në një intervistë për redaksinë e Beogradit të shërbimit propagandistik rus “Sputnik” , transmetimi i të cilit është i ndaluar në territorin e Bashkimit Evropian, Dodik ka deklaruar se në vitet e ardhshme do të ketë një ekuilibër të ri të fuqisë në botë, kështu që sipas tij, serbët në Ballkan duhet të marrin avantazhin e kësaj për të krijuar diçka të ngjashme me një “Serbi të madhe”.

I pyetur nëse mendon se Serbia do të ketë sukses në çështjen e Kosovës, ai tha se politika kombëtare dhe shtetërore serbe duhet të mbetet e përkushtuar për të.

“Më duhet të them se Vuçiç e ktheu çështjen në skenën ndërkombëtare përmes procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjes së Kosovës nga një numër i konsiderueshëm vendesh. Mendoj se ne duhet të mbajmë një zgjidhje korrekte dhe stabile afatgjatë dhe kjo nuk është në interesin e Britanisë dhe Amerikës. E vetmja gjë është zgjidhja Republika Srpska, Serbia dhe zonat serbe, Kosova dhe sigurisht edhe kthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb. Kjo është diçka që duhet respektuar si interes i fortë kombëtar serb në këto zona dhe të mos injorohet”,– tha Dodik.

Dodik është ndër politikanët e vetëm në Evropë që ka dalë haptas në përkrahje të Rusisë, teksa është i sanksionuar nga SHBA-ja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu