Deklaratat e ministrit britanik/ Begaj: Dështimet tuaja mos i fshihni duke i rënë në qafë shqiptarit, historia e Skënderbeut tregon vlerat tona europiane

0

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit britanik për emigracionin e shqiptarëve me gomone.

Në 555 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, Begaj tha se askush nuk mund të fshehë dështimet duke anatemuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sakaq shtoi se historia e Skënderbeut dëshmon vlerën tonë euoropiane.

“Ne shqiptarët edhe sot 617 vjet pas lindjes së Kastriotit, duhet t’u kujtojmë disave historinë e vendit tonë dhe të Evropës. Kastrioti është heroi ynë kombëtar sepse ne jemi mirënjohës për luftën, suksesin dhe shembullin. Por Gjergj Kastrioti ishte një shqiptar si të tjerë në mote e sot që kanë dashurinë për këtë popull dhe dinë të arrijnë suksesin për veten e të tjerët. Këta shqiptarë janë këtu dhe atje ku ka zyrtarë të lartë që duhet të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve. Historia e Skënderbeut dëshmon vlerën tonë të hershme europiane”, tha Begaj gjatë ceremonisë për homazhe pranë vendvarrimit të Heroit Kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu