Deklaroi në takimin me Berishën se ‘jam gati të marr kallashin për ty’, policia shoqëron Ilir Hamedanin

0

Policia e Durrësit ka shoqëruar Ilir Hamedanin, i cili në takimin e Berishës në Durrës tha se kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë, dhe paralajmëroi që ishte gati të merrte kallashin për rrëzimin e qeverisë.

InfowebTvmëson se Hamedani është mbajtur disa orë në polici.

“Më shoqëruan dhe më mbajtën 13 orë në polici”, ka thënë Hamedani pasi është lënë i lirë nga komisariati.

“Jam Ilir Amedani. Në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë. Në vitn 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Ajderit.

Jam Ilir Amedani i 16 shkurtit që sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën sepse rezultoj akoma në arrest shtëpie dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet.

Prandaj me dy fjalë Sali Berisha: Jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Medanin”.

Berisha duke qeshur i përgjigjet: “Me vota….E kemi me vota”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu