EMRI+FOTO/ Disa ditë më parë kishte humbur të atin, makina përplas shqiptaren në Itali

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, në Itali, ku një emigrante shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, teksa ishte duke lëvizur me biçikletë.

Një 46-vjeçar e ka përplasur me makinën tip “Citroen C3” 51-vjeçaren.

Bëhet fjalë për Abana Bega, 51 vjeç. Albana Bega ishte përdoruese e rregullt e biçikletës.

Ajo nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të marra, pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital nga një ambulancë. Albana la pas burrin e saj Luanin dhe të birin.

51-vjeçarja  jetonte së bashku me burrin dhe djalin e saj në Porto Potenza prej 20 vitesh dhe kishin ndërtuar jetën aty.

Tragjedi brenda tragjedisë e cilësojnë mediet italiane vdekjen e shqiptares, pasi para 10 ditësh kishte vdekur  babai i 51-vjeçares.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu