Deklaroi se “mua nuk më ka baba nëse lidhet me Kejvinën”/ Modelja reagon ashpër ndaj Robert Aliajt pasi ai u lidh me Kejsin: Ndrysho manikyrin!

0

Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP2”, Kejvina Kthella ngacmonte Krist Aliajn. Modelja herë flirtonte, herë e ngacmonte me fjalë atë.

Edhe pse thoshin se është shaka, fansat menduan se mund të linte diçka mes tyre. Asokohe, babai i Kristit, Robert Aliaj, në një intervistë u shpreh se modelja nuk ‘ishte e denjë’ për të birin.

Gjithashtu, në një intervistë të fundit, Aliaj i doli kundër edhe komenteve të Sabianit rreth Kristit, duke i cilësuar si “anadollake”.

Së fundmi, Kejvina ka vendosur që të reagojë në lidhje me deklaratat paksa kontradiktore të Robertit.

Bukuroshja bionde ka përmbledhur reagimet e tij në një postim në “Instastory”, ku bashkëngjitur me to shkruan: “Zoti çapaçul Aliaj, ndrysho ngjyrën e manikyrit jo fjalët o Bur”.

Kujtojmë se kur Kejvina ishte ende në “Big Brother Vip”, Roberti është shprehur shumë i prerë teksa tha se po ndryshoi mendje Kristi, “mua nuk më ka baba”. Roberti tregoi se i biri është i lidhur jashtë, ku theksoi se ka disa parimet kur bëhet fjalë për personin që do të krijojë familje.

“Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte: “Kjo është një femër që duhet respektuar”. E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoj që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shokë, e thash që kam djalë, e thash në këtë term. Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fus në shtëpi një tip të showbiz-it, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij showbiz-i sepse vetë kam qenë i showbiz-it, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta adhuroj, se sa kur heqin ndonjë gjë. Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarde. Kur vjen puna te familja, jemi seriozë”, u shpreh Roberti.

Ndërsa, së fundmi Robert Aliaj ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratat e Sabianit, pas lidhjes së të bijës me Kristin, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Aliaj i ka cilësuar deklaratat e Sabianit në rrjet, si deklarata anadollake dhe mesjetare, që një prind europian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.

“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Europë, se duan të impenjohen në Eu. Këto qëndrime krejtësisht anadollake, kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë. Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”-tha ai në “Shqipëria Live.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu