DEL DOKUMENTI/ Zbulohet identiteti i vërtetë i Spartak Brahos

0

 

Studiuesi Agron Tufa, i cili ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Institutit për Krimet e Komunizmit ka zbuluar emrin e fëmijërisë së deputetit Spartak Braho, që në fakt fillimisht është quajtur nga prindërit Zylyftar.

Teksa poston dokumentin ku Braho ka deklaruar ndryshimin e mbiemrit, Tufa ka sulmuar deputetin që sipas tij ” dha prova se ishte më qen se qeni, qenërisht kafshoi, qençe jetoi, qençe pëshurr në parlament e, me sa duket, qençe do ngordhë i mbuluar me jargë qeni..”

Postimi i plotë i Tufës:

SHKËLQIMI DHE PSHURRJA E SHOKUT ZYLO-SPARTAK BRAHO

I biri i Ibrahim Brahos, partizanit të orëve më të fundit, Zylyftari, nuk e duroi as 17 vjet emrin e gjyshërve. Po nxitonte të rritej me vrull revolucionar në shërbim të Partisë, sovjetizimit dhe kinezërimit të vendit.

Ëndërronte për karrierë në drejtësinë e partisë, por si mund të bënte përpara me atë emër anakronik? Zylyftar në shkresa, Zylo e thërrisnin gjithandej. Ia plasën shpirtin.
Më kulmin e luftës kundër Zakoneve Prapanike, si mund të futeshe në gjirin e partisë me këtë emër derdimen?

Kështu, me 1968 ky gjarpër i ri e la lëkurën e vjetër të emrit në gërxhet e vendlindjes dhe duke veshur emrin e ri proletar – Spartak – zbriti ndë qytet. Ish Zylyftar-Zylo-Spartak Braho dha prova se ishte më qen se qeni, qenërisht kafshoi, qençe jetoi, qençe pëshurr në parlament e, me sa duket, qençe do ngordhë i mbuluar me jargë qeni..

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu