KAS/ Shqyrtohet kërkesa e PD dhe kandidatit të Vetëvendosjes për ripërsëritjen e zgjedhjeve

0

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është mbledhur sërish në ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e partisë Demokratike dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi pasi kanë kërkuar që zgjedhjet në qarkun e Tiranës të shpallen të pavlefshme.

KAS ka vendosur që t’i trajojë në mënyrë të përbashkët të dyja këto kërkesa gjatë shqyrtimit të tyre.

PD ka kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve, pasi aludon se para dhe gjatë procesit zgjedhor janë përdorur shkelje flagrante të cilat kanë ndikuar në manipulimin e votave të qytetarëve.

KAS pritet që të marrë një vendim ditën e stome për këto dy kërkesa të bëra lidhur me qarkun e Tiranës, ndërsa ditën e djeshme rrëzoi kërkesat e LSI dhe PD për ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu