Del emri i pronarit të makinës që iu vendos tritol në Vlorë

0

Një sasi tritoli iu vendos mjetit të një elbasanasi në Vlorë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55 në lagjen “Pavarësia”.

Lënda eksplozive ishte vënë në pjesën e poshtme të makinës, tip ‘Audi’, në pronësi të shtetasit Ermal Kasa, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu