Del emri i viktimës 25-vjeçare në aksidentin e Xibrakës. Pamje ekskluzive nga vendngjarja (Video)

0

Mësohet emri i viktimës së aksidentit që ndodhi sonte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrakë. Ajo është Flavia Gurra 25 vjeçe. Veç saj të plagosur mbetën edhe dy shtetas të tjerë që ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu