Del foto e çiftit të vrarë në Librazhd. Ende mister shkaqet

0

Është zbuluar identiteti i 56-vjeçarit, i cili ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten dhe më pas u gjet i vetëvarur në fshatin Dragostunjë të qytetit të Librazhdit.

Ai është shtetasi Qemal Bici, një person që njihet nga bashkëfshatarët e tij si një njeri i qetë dhe pa precedent penal.

Bashkëshortja e cila u ekzekutua prej tij me sëpatë është 53-vjeçarja Mendurie Bici.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu