Pamje të rënda! Ky është momenti i vrasjes së shqiptarit në Greqi (VIDEO)

0

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të shqiptarit Aris Papas në datë 30 Maj në qendër të Athinës në një kafene.

32-vjeçari i akuzuar dhe përfshirë në vrasje dhe drogë ishte zhytur në telefon kur u ekzekutua nga një killer gjakftohtë, i cili iu afrua me qetësi duke e qëlluar në trup dhe kokë me pistoletë.

Në pamje duket momenti kur shqiptari ende i vetëdijshëm bie në tokë dhe zvarritet me vështirësi u futur brenda lokalit, por disa sekonda më pas ndërroi jetë pasi goditjet ishin fatale.

Klientët dhe punonjësit e lokalit të alarmuar largohen me shpejtësi. Shqiptari u kishte shpëtuar më parë tre atentateve, por ditën që nuk kishte anti-plumb veshur u ekzekutua.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen. Por video mund të ndihmojë autoritetet për të zbuluar autorin, edhe pse do të jetë shumë e vështirë, pasi ishte me kokore. Ai kishte veshur pantallona me ngjyrë të hapur dhe një bluzë të errët me shkronja të kuqe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu