Del foto e Niko Goro-s, biznesmenit që u vra nga elektriçisti sepse nuk i dha 70 mijë euro për instalimet në hotel

0

Personi që shikoni në foton e mësipërme është biznesmeni dhe ndërtuesi i njohur himariot Niko Goro, i cili u vra mëngjesin e sotëm me 5 plumba kallashnikovi, nga autori i dyshuar Kliti Leka. Ngjarja ka ndodhur në orën 08.55.

Mësohet se 53 vjeçari nga Tirana Kliti Leka e ka qëlluar për vdekje Niko Goron pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh. Kliti Leka ishte elektriçist dhe kishte krijuar një grup pune, të cilët marrë përsipër kryerjen e të gjitha instalimeve elektrike në hotelin e dytë që Goro po ndërtonte në Himarë. Mirëpo, mos dhënia e këtyre parave dhe debatet e vazhdueshme me biznesmenin, kanë bërë që Leka ta ekzekutojë atë.

Ky borxh që Niko Goro i kishte elektriçistit Kliti Leka dihej dhe nga banorët e zonës pasi viktima dhe autori kishin debatuar disa herë. Një orë pas ngjarjes, 53 vjeçari është prangosur nga Policia në fshatin ‘Livadh”. Ndërkohë, e plagosur ka mbetur dhe motra e Niko Goros, Eftiqi Qesko, 57 vjeçe, e cila ka dalë para plumbave për të mbrojtur të vëllanë.

“Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu