Ambasadori turk: “Shqipëria duhet të mbështesë Azerbajxhanin që të mbrojë interesat e saj.”

0

Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Joruk, është shprehur rreth situatës së luftës midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Ai shprehet se Ajzerbajxhani ka nevojë për mbështetjen e partnerëve europianë mes të cilëve duhet të jetë edhe Shqipëria.
Ai thotë se Shqipëria duhet të dalë në krah të Azerbajxhanit pasi në këtë mënyrë mund të mbrojë interesat e saj. Ai ka pohuar po ashtu se vendi i tij Turqia është rreshtuar që në fillim në krah të azerëve, madje është akuzuar nga Armenia dhe vende të tjera, kryesisht të Europës Perëndimore se po e mbështet atë, sakaq shton se kjo e fundit është fajtore për rindezjen e konfliktit mes dy vendeve të Evropës.
“Azerbajxhani meriton mbështetjen dhe simpatinë e justifikuar edhe nga aleatët tanë, përfshirë këtu Shqipërinë dhe partnerët e tjerë europianë, që nga Gjeorgjia, Ukraina, Moldavia, duke pasur parasysh konfliktet në Abkhazi, Osetinë e Jugut, Krime, Donbas, apo Transnistria. Armenia ka shënjestruar gjithashtu edhe gazsjellësat duke rrezikuar sigurinë energjetike, jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Europën. Sulmet e saj ndaj degëve jugore të gazsjellësave që mbërrijnë në Europë, që kalojnë në Turqi, Bullgari, Greqi, Shqipëri dhe Itali do të lënë Rusinë si të vetmen furnizuese me gaz të të gjithë Europë.
Mëngjesin e 27 shtatorit, forcat armene nisën bombardimin mbi pozicionet mbrojtëse azere dhe popullsinë civile me artileri të rëndë dhe raketa në kundërshtim të hapur me marrëveshjen e armëpushimit dhe ligjet ndërkombëtare për Vijën e Kontaktit në Nagorni Karabak. Me këtë akt agresioni ndaj Azerbajxhanit, Armenia provoi edhe njëherë se është pengesa kryesore për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon” – ka thënë ambasadori turk në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu