Del foto/ Kjo është efektivja 21-vjeçare që i dha fund vetes duke u vetvrarë në shtëpi me armën e shërbimit

0

21-vjeçarja në foto është Aldorjana Loshi, efektivja e policisë e komisariatit nr.5 në Kamëz, që vrau veten sot me armën e shërbimit.

Dyshohet se 21-vjeçarja ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës me armën e shërbimit.

Mësohet se ajo jetonte në shtëpi me qira në lagjen e Ali Demit, pranë ish-Tregut Elektrik me nënën dhe vëllain.

Fqinjët kanë deklaruar se dëgjuan zhurmën e armës, dhe të tronditur se kishte ndodhur diçka, njoftuan menjëherë policinë.

Për hapjen e derës është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Motivet që e shtynë 21-vjeçaren drejt vetëvrasjes mbeten ende të paqarta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu