Del jashtë kontrollit protesta në Francë, tym e flakë në Paris, protestuesit përleshen me policinë

0

FRANCË- Përshkallëzohet protesta në Francë, e organizuar sot nga sindikatat kundër reformës së pensioneve. Autoritetet policore janë përplasur me protestuesit, disa prej të cilëve janë maskuar me kapuç të zinj për të mos u identifikuar. Këta të fundit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave në mes të rrugës, ndërsa policia u është përgjigjur me gazlotsjellës për t’i shpërndarë. Sakaq, është njoftuar se sot është urdhëruar mbyllja për vizitorët e muzeve apo monumenteve, vendeve të artit dhe kulturës, mes të cilave edhe Kulla Eiffel, për shkak të demonstratave masive, shkruan CNN.

Franca ka hyrë sot në ditën e 10-të të protestave kombëtare kundër reformës së pensioneve. Rreth 13,000 oficerë policie janë mobilizuar në disa zona të vendit ku sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar. Këta të fundit i kanë bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron të heqë dorë nga planet për të rritur moshën e pensionit ligjor në Francë nga 62 në 64. Protestuesit kanë bllokuar autostradat dhe kanë ndërprerë transportin publik, duke shkaktuar vonesë në vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë fundjavën e kaluar. Kjo revoltë kombëtare vjen si shkak i reformës së qeverisë për të ulur ngritur moshën e daljes në pension. Presidenti Emmanuel Macron detyroi legjislacionin të kalonte pa votim në dhomën e ulët të parlamentit duke përdorur një fuqi të veçantë kushtetuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu