Mbytet gomonia me 32 persona në Karaibe, 1 i vdekur 15 të zhdukur

0

SHBA- Një operacion shumëkombësh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar për 15 personat që aktualisht janë të zhdukur në det në ujërat midis Shën Kitts dhe Nevis dhe Antigua dhe Barbuda. Mediat e huaja raportojnë se, një anije me emrin ‘Jenna B’ po lundronte nga Antigua për në Ishujt e Virgjër të SHBA me 32 pasagjerë në bord kur u përmbys dhe u fundos rreth dymbëdhjetë milje detare në jug të Conaree, St Kitts pak pas mesnate.

Gjashtëmbëdhjetë persona janë nxjerrë nga uji, duke përfshirë një person i cili ka vdekur. Kombësia e personave të zhdukur dhe të shpëtuar nuk dihet ende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu