Del nga shkolla, por nuk kthehet në shtëpi fëmija 7 vjeç i shkollës ‘Naim Frashëri’ në Elbasan.
Fëmija quhet Andi Çakalli.
Ngjarja ka alarmuar prindërit që kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka nisur kërkimet bashkë me familjarët dhe të tjerë.
Sipas të dhënave, fëmija ka dalë me shokët nga klasa rreth orës 10.30, por nuk është kthyer në banesë.
Ai mban të veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona jeshile.
Kush e sheh të njoftojë menjëherë në nr e cel: 0696537530