Del para gjykatës 40-vjeçari shqiptar që tentoi të vrasë ish të dashurën: Ajo u bë xheloze për gruan time

0

Një 40-vjeçar shqiptar nga Kosova i cili u arrestua në tetor të vitit të shkuar pasi tentoi të vriste me mjete të mprehta ish të dashurën e tij, ka dalë sot para gjykatës.

Mediat austriake shkruajnë se 40-vjeçari i doli në prit ish të dashurës së tij nga Maqedonia e Veriut, e cila jetonte në zonën e Liesing-Vjenë, ku e ka goditur mbi 40 herë me mjete të mprehta në pjesën e qafës dhe në fytyrë, duke i shkaktuar plagë serioze, por që fatmirësisht nuk ishin fatale për jetën.

Sipas asaj që raportojnë mediat austriake 40-vjeçari e kishte goditur disa herë me thikë në qafë dhe në fytyrë, por kur është thyer tehu, ai e ka qëlluar me kaçavidë.

Pas ulërimave të gruas dhe djalit të saj, persona të tjerë kanë arritur ta shpëtojnë, ndërkohë që shqiptari është arrestuar nga policia.

Para se të kryente aktin, shqiptari e kishte kërcënua me një mesazh. “Nuk do të jetosh për të parë ditëlindjen tënde më 5 nëntor. Vëllai juaj do të vendosë lule në varrin tënd”, i ka shkruar 40-vjeçari ish të dashurës së tij një ditë para se ta sulmonte në rrugë.

Vetë gruaja e cila kaloi këtë sulm të tmerrshëm, ka deklaruar në gjykatë se prej atij momenti ajo nuk guxon të dalë më vetëm nga shtëpia, dhe ka probleme me gjumin.

Ndërkohë që 40-vjeçari tha në gjykatë se ai nuk kishte patur ndërmend ta vriste por vetëm ta frikësonte.

Të dy kishin folur në Facebook në vitin 2021. Gruaja (viktima) e dinte se ai ishte i martuar dhe do të kishte rënë në dashuri me të pavarësisht. Ndërsa sulmuesi i premtoi asaj vazhdimisht se do të linte gruan e tij për të vazhduar më të. Për shkak se kjo nuk ndodhi kurrë, shqiptarja me origjinë nga Maqedonia e Veriut i dha fund lidhjes, të cilën 40-vjeçari nuk e përballoi dot.

I pandehuri ka pohuar se ish e dashura e tij është bërë xheloze dhe ka kontaktuar me gruan e tij. ‘Ajo donte të shkatërronte familjen time,’ i tha ai kryetarit të trupit gjykues.

‘Ai donte t’i jepte asaj një mësim,’ tha avokati mbrojtës Philipp Winkler. Ende nuk është marrë vendimi përfundimtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu