Del pozitiv me COVID-19 Kryetari i Qarkut Elbasan, karantinohet një pjesë e stafit

0

Del pozitiv me COVID-19 Kryetari i Qarkut Elbasan, Bukurosh Stafa.

Pas këtij konstatimi është karantinuar një pjesë e stafit të tij deri në marrjen e tamponit ndërsa gjendja shëndetësore e tij paraqitet e mirë.

Momentalisht Kryetari Bukurosh Stafa është karantinuar në banesën e tij dhe po ndjek këshillat mjekësore.

Gjatë ditës së sotme qyteti i Elbasanit shënoi 3 raste me covid-19.
Pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu