Del raporti: Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, ja sa të infektuar

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 25 raste të reja me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth një mijë tamponëve.

Viktima nuk janë regjistruar, nëntë pacientë janë shëruar.

Aktualisht, janë 445 raste aktive.