Del rezultati i sondazhit të kandidatëve të LSI. Surprizojnë emrat e rinj

0

Përfundon sondazhi i kandidatëve për deputetë i LSI në qarkun e Elbasanit.

Ajo që bie në sy është se emrat e rinj në listë kanë surprizuar me rezultatet e arritura.

Befasues është rezultati i të riut Franko Akilja i cili grumbulloi 981 vota duke u renditur i dyti pas Ermir Gjinishit i cili zuri vendin e parë me 1820 vota. Ai qëndron mbi Monika Kryemadhin që zuri vendin e tretë  me 550 vota e pasuar nga Altin Toska i vendit të katërt me 495 vota.

Në vendin e pestë u rendit një emër i ri, Sindi Laloshi me 267 vota dhe më pas në vendin e gjashtë Klaudia Krasnika me 255 vota. Në vendin e shtatë Sindi Qafleshi me 230. E kështu me radhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu