Del shkaku i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes në Gjirin e Lalzit

0

Zbardhet shkaku i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, që ishin zhvendosur për të jetuar në Gjirin e Lalzit. Nga këqyrja e tre trupit të viktimave nga ekspertët mjeko-ligjore në Tiranë bëhet me dije se shkak i vdekjes është helmimi.

Bëhet me dije se mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundim se vdekja është nga helmi i shkaktuar nga kërpudhat.

Gjithashtu theksohet se njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi.

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.

Por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu