Del vendimi/ Luçiano Boçi i nënshtrohet kontrollit mjeko-ligjor

0

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi pas pretendimeve për dhunë i është nënshtruar kontrollit mjekësor për të vërtetuar pretendimet dhe akuzat që ngre kundër biznesmenit Gjergj Luca. Gazetari Juxhin Mustafaraj ka siguruar dokumentin e firmosur nga oficeri i policisë gjyqësore Altin Xhetani që kërkon kryerjen e një ekspertimi mjeko-ligjor për të vërtetuar ose jo pretendimet e tij.

Boçi shpjegoi se gjithçka ndodhi në një lokal në Labinot, ku Luca pasi e kishte ofenduar ishte afruar sipas tij për ta goditur si dhe e ka kërcënuar me jetë. Ndërkohë, Boçi ka dhënë gjithashtu një deklaratë të zgjeruar për mediat ku janë të dukshme shenjat në fytyrë pas përplasjes fizike me biznesmenin.

Por krejt ndryshe pretendon Gjergj Luca. Në një deklaratë për mediat ai shprehet se jo vetëm është dhunuar, por edhe grabitur nga Boçi, i cili sipas tij i ka marrë telefonin në momentin kur janë përplasur në një lokal.

Luca tha se pretendon të gjejë të drejtën e tij në momentin kur të hapen dhe kamerat e sigurisë në vendin kur ka ndodhur sherri, por në fund ka edhe një mesazh fyes për gazetaren e cila e pyet nëse ka shenja nga përplasja me ish-deputetin demokrat.ABC News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu