LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, makina shkatërron bordurat mbrojtëse mbi urën e Lanës

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet në një nga urat e Lanës në vendin ku lidhet me rrugën e Elbasanit. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve një taxi elektrike ka depërtuar bordurat e urës dhe për pak sa nuk ka përfunduar në Lanë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se kanë shpëtuar mrekullisht dy vajza të cilat kalonin mbi urë në momentin që ndodhi aksidenti.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar brenda makinave të aksidentuara, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po shkon drejt vendngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu